Parketi do të shkëlqejë si i ri: Kështu do të hiqni të gjitha plasaritjet dhe gërvishtjet

Ndoshta këto truke mund t’ju ndihmojnë të hiqni qafe linjat e shëmtuara dhe në këtë mënyrë t’i ktheni parketit tuaj shkëlqimin fillestar.

Mbulesat e dyshemesë dëmtohen shpejt dhe lehtë dhe nëse në shtëpinë tuaj keni edhe një laminat të gërvishtur.

Ne ju sjellim disa truke, dhe ju mund të gjykoni vetë se cilat prej tyre mund të aplikoni, transmeton Telegrafi.

Arra

Arra duhet pastruar dhe fërkuar në zonat e dëmtuara. Nuk ka nevojë të shtypni fort gjatë fërkimit, detyra kryesore është të mbushni gjurmën e gërvishtjes me vajrat që i ka arra. Pas tharjes, gërvishtjet do të bëhen më pak të dukshme.

Shkumës dylli

Pastroni gërvishtjen nga pluhuri dhe aplikoni një shtresë dylli në të gjithë thellësinë dhe sipërfaqen me një laps (ose shkumës). Lëreni dyllin të thahet, më pas sipërfaqen lustrojeni me një leckë të butë.

Majonezë

Nëse në sipërfaqen e drurit nuk ka vetëm gërvishtje, por edhe çarje më të vogla, është mirë të përdorni majonezë. Mbushni të çarat me majonezë, hiqni tepricën dhe prisni disa ditë.

Për shkak të faktit se ky produkt është i pasur me vajra dhe proteina, druri do të fryhet dhe plasaritja do të mbyllet vetë. Pas kësaj, hiqni mbetjet e majonezës që nuk janë zhytur dhe lëmoni sipërfaqen.

Shampo për fëmijë

Ka produkte të veçanta për mirëmbajtjen e petëzuar, por kur pastroni dyshemetë mund të përdorni një shampo të butë për fëmijë dhe një zbutës të rregullt të rrobave.

Holloni një sasi të vogël të zbutësit të rrobave në një kovë me ujë. Lagni leckën dhe pastroni dyshemetë. Laminati do të duket sikur është instaluar dje. /Telegrafi/

SHARE