Parukierët tashmë thonë se do të shënojë këtë vitit.
Ekspertët e parukerisë e quajnë zeshkane të lëngshme dhe e përshkruajnë si një nuancë ngjyrëkafeje të plotësuar me shkëlqim ultra të lartë.
Është një kombinim i ngjyrës kafe dhe të ashtuquajturit flokë të lëngshëm, dy trendë shumë të njohur në modën e flokëve, kurse qëllimi është që flokët të kenë një dukje natyrale, me xhufka ultra të shndritshme, të mëndafshta.
Një efekt brilant mund të ofrohet nga çdo nuancë ngjyrëkafeje, por është më e fortë, më efektive dhe më e pasur sa më e errët të jetë ngjyra, transmeton Telegrafi.
Truku është të përshtatni tonet me ngjyrën tuaj. Rosie Huntington-Whiteley tashmë i mban këto nuanca në flokët e saj, e cila nuancën blu të hapur e zëvendësoi me një pamje paksa më ‘rastësore’, shumë më e lehtë për t’u ruajtur.
Parukieret e famshme thonë se edhe Serena Williams e ka veshur në mënyrë fantastike këtë nuancë, ndaj flokët duken shumë e ngrohtë, sikur të jetë bërë për muajt e ftohtë. E rafinuar, me shkëlqim dhe moderne, këto tre fjalë përshkruajnë më së miri ngjyrën e re që është një hit absolut për këtë vit. /Telegrafi/