QYTETARËT DO TË PAGUAJNË FATURA MË TË ULËTA TË ENERGJISË ELEKTRIKE

Qeveria me propozim të Ministrisë së Investimeve Kapitale ka ndryshuar sot rregulloren për stimujt për burimet e rinovueshme të energjisë, me qëllim uljen e kostove të qytetarëve në faturat e energjisë elektrike.

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Investimeve Kapitale, Admir Shahmanoviq, tha se tarifa për faturat e energjisë elektrike është ulur për 50 për qind për ato stimuj.

“Përveç kësaj, ata që konsumojnë deri në 300 kilovat në baza mujore nuk do të paguajnë tarifë për stimuj”, tha ai.

Shahmanoviq ka thënë se e kanë liruar buxhetin e shtetit nga pagesa e këtyre masave stimuluese në rast se në fund të vitit do t’u mungojnë paratë dhe e gjithë barra bartet tek Elektroekonomia e Malit të Zi.

Tregu i energjisë elektrike “një ditë përpara”  

Një segment i ri i tregut të energjisë elektrike në Mal të Zi, i quajtur “Tregu i ditës përpara”, ka filluar të funksionojë sot, ka bërë të ditur sekretari shtetëror në Ministrinë e Investimeve Kapitale, Admir Shahmanoviq.

“Sot filloi të funksionojë tregu “day-ahead” dhe bursa jonë fillon sot për herë të parë tregtimin. Së shpejti presim lajme të mira nga ata për transaksionet e para”, tha Shamanoviq në seancën e Qeverisë.

Ai përgëzoi menaxhmentin e Ndërmarrjes së Shkëmbimit të Energjisë Elektrike (BELEN), pasi siç tha ai, kishin bërë një punë të madhe.

SHARE