To Be Secure Forum, do të mbahet nga sot deri të shtunën në Budvë, në të cilin do të mblidhen më shumë se 500 pjesëmarrës, ndër të cilët janë edhe presidentët e vendeve të rajonit, njoftoi presidenti i Asociacionit të Atlantikut të Malit të Zi, Savo Kentera. Ai tha se Forumi, ashtu edhe si në vitet e mëparshme, mbahet nën patronazhin e qeverisë malazeze dhe do të hapet nga kryeministri malazez Dushko Markoviq. “Në ditën e parë, paneli mbahet me temën që lidhet me të ardhmen e Bashkimit Evropian pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian , ndërsa fjalën kryesore do ta ketë Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq”, tha Kentera për agjencinë Mina. Siç theksoi ai, të shtunën, do të organizohet paneli presidencial, të në cilin do të flasin presidentët e vendeve të rajonit, duke përfshirë edhe Gjukanoviqin. Ai shpjegoi se ky panel i referohet asaj se si liderët, presidentët, i shohin zgjidhjet për të gjitha situatat aktuale, jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë, veçanërisht pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian.