MARKOVIQ: RAPORTI PËR PROGRES OBJEKTIV

Raporti i Komisionit Evropian për  progresin e Malit të Zi është objektiv, jep një fotografi reale të sukseseve dhe sfidave tē MZ dhe jam veçanërisht i kënaqur me progresin e bërë në politikën ekonomike, deklaroi kryeministri i Malit të Zi, Duahko Markoviq, gjatë takimit me shefin e Delegacionit të BE në Podgoricë, Aivo Orav. Siç kumtohet nga kabineti i Markoviq, kryeministri malazez vuri në dukje gjithashtu edhe vlerësimet pozitive të progresit në luftën kundër krimit të organizuar, pastaj rezultatet e arritura nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë dhe progresin në reformën e administratës publike. Gjatë këtij takimit gjithashtu kishte diskutime  për të forcuar dialogun politik, për të përmirësuar peizazhin medial dhe për të vazhduar luftën kundër korrupsionit dhe për të forcuar institucionet.

 

SHARE