Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq tha se mënyra e shpalljes së zgjedhjeve është jokushtetuese.
Gjatë një vizite në rrugën Mateshevë-Kollashin, ai tha se i vjen keq për sulmin ndaj përfaqësuesit të Partisë Demokratike të Socialistëve, Jevto Erakoviq, por se autoritetet kompetente të Malit të Zi nuk do të kishin me asgjë tjetër për t’u marrë nëse ai do raportonte të gjitha sulmet.
Abazoviq tha se në rastin e sulmit ndaj Erakoviqit ka reaguar shteti, edhe pse ai personalisht nuk ka reaguar.
I pyetur nëse është e vërtetë që Kuvendi po shqyrton anulimin e dekretit të presidentit aktual Millo Gjukanoviq për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare, Abazoviq deklaroi se qëndrimi i tij është i qartë.
“Mënyra se si janë shpallur zgjedhjet është antikushtetuese dhe pikë. Nëse shumica apo pakica e pranojnë, atëherë le të mos e kontestojnë të drejtën e Millatoviqit për shpalljen e zgjedhjeve në asnjë moment, pa iu referuar ligjit. Ata që flasin, nuk e dinë se cilit nen i referohen Gjukanoviq,” tha ai.
Kryeministri Abazoqi mendon se Kuvendi fillimisht duhet të shkurtojë mandatin e vet, në mënyrë që pas konsultimeve me presidentin e ri Millatoviq, të shpallen zgjedhjet.
“Është një mënyrë e thjeshtë dhe e zbatueshme, gjithçka përtej kësaj është dhunë, por nuk është e panjohur në Mal të Zi”, tha Abazoviq.