MINISTRIA PËR PAKICA: FILLON ZBATIMI I PROJEKTIT “DIGJITALIZIMI I GJUHËS SHQIPE NË MAL TË ZI”

Pasi Qeveria e Malit të Zi dha dritën jeshile me propozim të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, filloi zbatimi i projektit “Digjitalizimi i gjuhës shqipe në Mal të Zi”.

Sipas Ministrisë, është një ide unike që do të përmirësojë përdorimin e gjuhës shqipe dhe bashkëpunimin ndërkulturor në Mal të Zi.

“Në këtë mënyrë ne përmbushim detyrimet nga Karta Evropiane për Gjuhët Rajonale dhe Minoritare dhe ruajmë gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare në këtë vend”, shtuan nga dikasteri i kryesuar nga ministri Fatmir Gjeka.

SHARE