Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit arriti një marrëveshje me operatorët malazezë të telekomunikacionit që iu bashkuan fushatës „Stop Inflacionit“.
Ministri përkatës, Goran Gjuroviq, tha se operatorët e telekomunikacionit janë partnerët e rinj të shtetit në këtë aksion, pas zinxhirëve të shitjes me pakicë, farmacive dhe subjekteve të tjera të shumta.
Marrëveshja për kushte preferenciale për shërbimet e telekomunikacionit dhe blerjen e pajisjeve i referohet kryesisht dy grupeve të ndjeshme të popullsisë – pensionistëve dhe studentëve.
Aksioni do të zgjasë nga 1 deri më 31 maj të këtij viti.