AKOMODIMI PRIVAT NË MAL TË ZI ËSHTË MË I PËRBALLUESHËM NË RAJON

Akomodimi privat në Mal të Zi është më i përballueshëm në rajon dhe rritja e çmimit, e cila mund të shkojë deri në 30 për qind, nuk e ndryshon faktin që ne kemi objektet më të përballueshme në Adriatik, tha presidentja e Shoqatës së Akomodimit Privat në Mal të Zi, Branka Xhoganoviq.

Ajo tha se sezoni turistik veror është afër dhe se ofruesit e akomodimit privat janë në një pozitë shumë të vështirë dhe se shteti nuk po i ndihmon sa duhet.

“Ne kemi një problem kur bëhet fjalë për politikën promovuese dhe të çmimeve, sepse ne kemi nevojë për mbështetje për të përmbyllur historinë dhe për të ofruar produktin tonë në treg, dhe tani për tani gjithçka tregtohet individualisht dhe efekti i shitjes nuk është i përshtatshëm”, tha Xhoganoviq.

Ajo thotë se interesimi i turistëve për vendin tonë është i madh dhe se ka nisur gjatë festave të Vitit të Ri dhe se frekuentimi tashmë e ka tejkaluar vitin e kaluar.

SHARE