Sardele të Shpejta në Tenxhere me Presion

Sardelet janë padyshim fantastike në vlera ushqyese ndërsa të mrekullojnë me shijen e tyre kur janë të gatuara.

Të freskëta dhe të plota në shije, sardelet janë ndër ushqimet më të shëndetshme për organizmin.

AgroWeb.org ju tregon një metodë shumë të thjeshtë për t’i shijuar ato sa herë të dëshironi.

Të përgatitura në tenxhere me presion, sardelet nk do të mbushin shtëpinë tuaj me aromën e tyre karakteristike siç ndodh kur i skuqni.

Më poshtë do të gjeni gjithashtu edhe disa këshilla si t’i përzgjidhni sa më të freskëta.

Përzgjedhja dhe ruajtja e sardeleve

Sardelet e paketuara janë të mbushura me vaj ulliri. Këto janë më të preferuara se ato të zhytura në vaj soje apo vaj luledielli.

Njerëzit që kanë merak nivelin e yndyrës mund të zgjedhin sardelet e ruajtura në ujë, por shija nuk do të jetë e njëjtë.

Në përzgjedhjen e sardeleve mos harroni të shikoni datën e skadencës për të kuptuar më shumë rreth freskisë së tyre.

Nëse keni mundësinë të bleni sardele të freskëta, duhet të zgjidhni ata peshq të fortë me lëkurë që shkëlqen dhe sy ndriçues.

PËRBËRËSIT

  • 2 kg sardele
  • 2 filxhanë çaji vaj ulliri
  • 3 lugë gjelle uthull
  • 1 kokër hudhër
  • 1 lugë kafeje kripë
  • 1 lugë kafeje piper i kuq jo djegës
  • rozmarinë e tharë
  • 7 gjethe dafine

PËRGATITJA

Si fillim AgroWeb.org ju sugjeron që të pastroni sardelet dhe t’i shpëlani me ujë të bollshëm.

Më pas lërini në kullore që t;u largohet uji i tepërt.

Ten tenxherja me presion hidhni vajin e ullirit, kripën, rozmarinën, uthullën dhe gjethet e dafinës.

Mbi të gjithë këto përbërës shtroni sardelet duke i radhitur mirë që gjatë zierjes forma e tyre të mos prishet.

AgroWeb.org ju sugjeron që pas shto rreshti me sardele të hidhni disa thelpinj hudhra të grira në feta të holla.

Spërkatini përsëri me pak vaj ulliri dhe vendoseni tenxheren e presionit në zjarr.

Më momentin që dëgjoni presionin e ajrit të lëshojë zhurmën e zakonshme, lëreni tenxheren edhe për 5-7 minuta të tjera e më pas largojeni.

Hapeni kapakun dhe pasi t’i keni lënë që të ftohen pak mund t’i shërbeni.

Këto sardele mund t’i shoqëroni me patate të pjekura apo të skuqura, me sallata të ndryshme me perime të freskëta./AgroWeb.org

SHARE