FORCIMI I KAPACITETEVE ADMINISTRATIVE DUHET TË JETË NË QENDËR TË VËMENDJES

Bashkimi Evropian, do të mbetet plotësisht i përqendruar në integrimin e Ballkanit Perëndimor, duke ndjekur objektivat e Strategjisë së Zgjerimit dhe Komisioni Evropian i ardhshëm dhe Parlamenti Evropian në fokus do të kenë forcimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian dhe intensifikimin e politikës së zgjerimit, deklaroi kryenegociatori i Malit të Zi, për BE, Aleksandar Drleviq, gjatë diskutimit në panelin me temë “Sukseset dhe sfidat në procesin e negociatave – rasti i Malit të Zi dhe Serbisë”. Drleviq , duke folur për zhvillimin e procesit të negociatave për anëtarësim që Mali i Zi , i ndjekë që shtatë vite, theksoi rezultatet kyçe të këtij procesi, veçanërisht në lidhje me hartimin e dokumenteve strategjike dhe forcimin e institucioneve. “Ai gjatë diskutimit ishte optimist për të ardhmen e BE-së në kontekstin e zgjedhjeve të përfunduara kohët e fundit në Parlamentin Evropian dhe shprehu besimin se Bashkimi Evropian do të mbetet plotësisht i përqendruar në integrimin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në deklaratë.

SHARE