SHTYHET TESTIMI EKSTERN NË MATEMATIKË, NXËNËSIT KISHIN QASJE NË TESTE

Testi ekstern në lënden e matematikës për gjysëmmaturantët, i cili duhej të fillonte sot në orën 12, është shtyrë për shkak se testet kanë mbërritur te nxënësit para testimit.

Ministria e Arsimit njoftoi se ka njoftuar Drejtorinë e Policisë dhe presin rezultate të shpejta të hetimeve.

Në e-mailin e dërguar nga Qendra e Provimeve drejtuar drejtorëve të shkollave fillore thuhet se ka pasur mosrespektim të procedurave dhe masave që duhen ndjekur për të ruajtur sekretin e testimeve dhe se për këtë arsye testimi u shty.

“Për datën e dytë të testit të njohurive të matematikës do të njoftoheni”, thuhet në email.

Ministria bëri të ditur se sipas vendimit IP të Qendrës së Provimeve testimi i njohurive nga matematika për nxënësit e klasave të IX-ta të shkollave fillore ishte caktuar për sot, por nuk është mbajtur.

“Përkatësisht, Qendra e Provimeve ka konstatuar se nuk janë respektuar procedurat dhe masat që duhet të ndërmerren për të ruajtur sekretin e testimit në shkolla. Për të gjitha është informuar administrata policore dhe presim rezultate të shpejta të hetimit”, kanë thënë departamenti i udhëhequr nga Miomir Vojinoviq.

Ata theksojnë se Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Qendrën e Provimeve do të krijojë parakushte formale dhe ligjore që testimi ekstern nga matematika në përfundim të ciklit të tretë të shkollës fillore të kryhet në një kohë të pranueshme për të gjitha shkollat ​​fillore, që nënkupton edhe ndryshimin e kalendarit shkollor.

SHARE