Komisioni Europian e përshëndeti nënshkrimin e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e Parlamentit dhe Këshillit Europian, duke e cilësuar këtë si një lajm të mirë, dhe njëkohësisht si realizimin i aspiratave të hershme që u mundësua falë propozimeve të tij.
“Lëvizja pa viza për mbajtësit e pasaportave të Kosovës do të bëhet realitet më e shumta 1 janarin e vitit 2024 më së voni. Pas pajtimit të Parlamentit Europian dhe Këshillit në bazë të propozimit të Komisionit Europian, mbajtësit e këtyre pasaportave do të lejohen të udhëtojnë në Bashkim Europian pa viza për një qëndrim maksimal deri në 90 ditë në një periudhe prej 180 ditësh”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga KE-ja.
Anita Huper, zëdhënëse e Komisionit për çështjet e brendshme, nënvizoi se “lëvizja pa viza do të sjell përfitime për qytetarët në të dyja anët e do të forcojë edhe më tej raportet e BE-së me Kosovën.
“Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe kushtet dhe ka dëshmuar përkushtim në këtë drejtim”, u shpreh ajo. Komisioni kujton në deklaratën e vet se ishte ai që i propozoi në vitin 2016 Parlamentit dhe Këshillit t`u jepte qytetarëve të Kosovës mundësinë e udhëtimit pa viza.