Parlamenti i Malit të Zi miratoi propozimin për heqjen e imunitetit të pesë përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Socialdemokratëve për shkak të dyshimit se kanë shpërdoruar pozitën zyrtare.
Kështu u pranua propozimi i Prokurorisë Speciale të Shtetit për dhënien e lejes për ndjekje penale të ish-anëtarëve të Komisionit: Predrag Boshkoviq, Dragica Sekulliq, Suzana Pribilloviq, Ivan Brajoviq dhe Damir Shehoviq.
Për heqjen e imunitetit të secilit individ votuan 42 deputetë dhe të gjithë ishin pro.
Deputetët miratuan po ashtu, ndryshimet në Ligjin për Fondin PIO, propozimet për ndryshime në Ligjin për Gjimnazin si dhe propozimi për ndryshime në Ligjin për Bankën Qendrore të Malit të Zi.