SË SHPEJTI DO TË BËHEN INSPEKTIME NË ZYRAT DENTARE NË MAL TË ZI

Inspektorët e Drejtorisë për Çështje të Inspektimit në bashkëpunim me Odën Stomatologjike të Malit të Zi në periudhën e ardhshme do të kontrollojnë ambulancat për të kuptuar se sa persona në vendin tonë kryejnë punën e stomatologëve pa licencë dhe ky numër nuk është i papërfillshëm, tha kryetari i asaj organizate profesionale, Vlladimir Jovetiq.

Jovetiq ka bërë të ditur se kohëve të fundit në Mal të Zi ka gjithnjë e më shumë njerëz që sipas njohurive të tij bëjnë biznes pa dokumentin e lëshuar nga Oda Stomatologjike, kështu që njohuritë dhe profesionalizmi i tyre janë të dyshimta.

“Ka një fluks të madh kolegësh nga vende të tjera, veçanërisht nga Rusia, Ukraina dhe Turqia, të cilët punojnë pa licencë. Ata jo vetëm që hapin klinikat e tyre, por punojnë edhe me kolegët tanë, ndaj duhet ta ngremë këtë çështje sepse nuk do të lejojmë që askush të operojë ilegalisht”, tha Jovetiq.

Ai thotë se nuk do t’ia mohojë askujt të drejtën për punë, por se duhet të plotësohen disa kushte dhe të respektohen.

Inspektorët, siç shprehet ai, kanë një kufizim, sepse nuk lejohen të kontrollojnë pronat private, dhe ka shumë ordinanca që hapen nëpër banesa.

SHARE