Kryetari i komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj si dhe kryetari i komunës së Ulqinit Omer Bajraktari uruan besimtarët ortodoks me rastin e festës më të madhe të krishtërë, Pashkëve.
Urimi i plotë i kryetarit Gjeloshaj:
“Në emër të Komunës së Tuzit, si dhe në emrin tim personal, ua uroj festën e Pashkëve të gjithë qytetarëve të fesë ortodokse.
Mesazhet e ringjalljes dhe fitores të së mirës mbi të keqen le të jenë inkurajim shtesë për të gjithë ne që së bashku të punojmë për të mirën e komunës sonë, duke dëshmuar shembullin më të mirë të paqes, tolerancës, harmonisë dhe bashkëjetesës multietnike dhe multifetare.
Në frymën e festës më të madhe dhe më të gëzueshme të krishterëve, ju uroj shëndet, paqe, begati dhe lumturi!
Nik Gjeloshaj, kryetar i komunës së Tuzit”
Urimi i plotë i kryetarit Bajraktari:
“Të nderuar bashkëqytetarë të besimit ortodoks,
Uroj nga zemra të gjithëve Pashkët, festën më të madhe të krishterë. Pashkët sjellin mesazh faljeje dhe një fillim të ri. Le të jetë ky mesazh udhërrëfyes në jetën tonë dhe të na frymëzojë të jetojmë në paqe, mirëkuptim dhe respekt për të tjerët.
Pashkët paraqesin një mundësi për t’u bashkuar dhe për të festuar jetën, shpresën dhe dashurinë. Uroj që këtë festë të madhe ta kaloni në rrethin e familjeve dhe miqve, me shumë kënaqësi, paqe dhe lumturi.
Për shumë mot Pashkët!”