Çmimi i blerjes së patateve të hershme për prodhimin e patatinave do të jetë nga 30 deri në 35 cent, varësisht nga koha e dorëzimit, njoftuan nga fabrika “Monte chips” në Tuz.
“Është lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me rreth njëqind prodhues bujqësorë nga Tuzi, Zeta dhe Gucia dhe pritet prodhimi prej tre deri në katër mijë tonë patate vendore,” tha bashkëpronari i fabrikës Edo Mushoviq.
“Për shkak të parcelave të copëtuara dhe vështirësive të tjera, ne u përpoqëm të ofrojmë çmim më të lartë dhe në këtë mënyrë të ndihmojmë prodhuesit vendas”, thotë Mushoviq dhe thekson se çmimi i blerjes së patateve për prodhimin e patatinave në vendet e rajonit është 27 cent.
Përveç transportit falas, patatet nuk kanë nevojë të ambalazhohen përveçse në xhumbo qese prej njëmijë kilogramësh, shton Mushoviq. Ai tregon se farë për patate është shpërndarë edhe për prodhuesit bujqësorë, të cilët do të ngarkohen duke “shlyer” borxhin gjatë dorëzimit të kulturës së këtij viti.
Përfaqësuesja e Komunës së Tuzit, Ismeta Gjoka, njoftoi se edhe këtë vit kjo vetëqeverisje lokale do të mbështesë prodhimin bujqësor. “Shuma e subvencionit për hektar tokë të kultivuar do të përcaktohet së shpejti,” tha Gjokaj.
Në fabrikën e patatinave në Tuz, fermerë nga pjesë të tjera të Malit të Zi dhe drejtues komunalë janë ftuar të bashkëpunojnë.