ABAZOVIQ: SHUMË SHPEJT DO TË BËHET BINJAKËZIMI I PEJËS ME ULQININ

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, po qëndron për vizitë në qytetin e Pejës, ku është pritur nga kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Abazoviq para gazetarëve ka thënë se është shumë i lumtur që erdhi në qytetin e Pejës.

“E uroj kryetarin e Komunës (Muhaxherin) për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm. Këtu është edhe kryetari i Komunës së Ulqinit. Shpresoj se shumë shpejt do të bëhet edhe binjakëzimi në mes Pejës dhe Ulqinit”, tha Abazaoviq.

Ai tha se “ka funksionuar shumë mirë bashkëpunimi në programin IPA me Gucinë dhe Beranen dhe të vazhdojmë më gjatë”.

“Mund të them një kënaqësi e veçantë për mua dhe për ministrin e Ekonomisë dhe Turizmit që jemi sot këtu. Ju uroj sukses në çdo lëmi dhe ju presim në Mal të Zi”, tha kryeministri Abazoviq.

Ndërsa në një postim në Twitter, ai ka shkruar: “Kohë e mirë për shëtitje në Pejë. Falenderojmë kryetarin Gazmend Muhaxheri, bashkëpunëtorët e tij dhe qytetarët për mikpritjen”.

Me të arritur në Pejë ai ka vizituar Muzeun e qytetit.

Abazoviq: Krenarë me ushtarët malazezë që shërbejnë në KFOR

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në ditën e tretë të qëndrimit në Kosovë ka takuar Komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Ristuccia.

Abazoviq me këtë rast tha se është krenarë për ushtarët malazez që shërbejnë në KFOR.

“Mali i Zi është i përkushtuar për stabilitetin rajonal dhe paqen në Ballkanin Perëndimor. Jemi krenarë për ushtarët tanë që janë në një mision serioz dhe që përfaqësojnë denjësisht Malin e Zi. Ishte kënaqësi të bisedoja me komandantin e sapozgjedhur të KFOR-it, gjeneralin Angelo Ristuccia”, ka shkruar Abazoviq në Twitter.

Kryeministri Abazoviq vizitoi Patriarkanën e Pejës

Pas Katedrales së Nënë Terezës dhe Xhamisë së Çarshisë, kryeministri Abazoviq ka vizituar Patriarkanën e Pejës së bashku me bashkëpuntorët e tij dhe me kryetarin e komunës së Pejës Gazmend Muhaxherrin, në prag të festës së nesërme të Pashkëve.

SHARE