MINISTRAT DUKAJ DHE GJEKA UROJNË BESIMTARËT ORTODOKS PËR FESTËN E PASHKËVE

Ministri i Administratës Publike në Qeverinë e Malit të Zi Marash Dukaj si dhe ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi Fatmir Gjeka uruan besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve.

Dukaj: Dallimet le të na bashkojnë e jo të na ndajnë

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, ua ka uruar Pashkët, festën e madhe të krishterë, të gjithë qytetarëve të besimit ortodoks dhe të gjithë atyre që e festojnë këtë festë sipas kalendarit Julian.

“Le të na frymëzojnë Pashkët, festa më e madhe e krishterë, të mbrojmë dhe mbështesim njëri-tjetrin në kohë sfidash ndërsa dallimet le të na bashkojnë e jo të na ndajnë. Këto ditë të shenjta ti kaloni në paqe, gëzim dhe lumturi pranë familjeve dhe njerëzve tuaj të dashur. Duke qenë se dashuria është baza e krijimit të botës, le të na drejtoj dashuria drejt bashkimit dhe respektit”, tha Dukaj.

Gjeka: Ditët e Pashkëve qofshin të mbushura me vlera të vërteta të krishtera

“Të gjithë personaliteteve të kishës ortodokse, klerikëve, murgjve dhe të gjithë besimtarëve ortodoks, përfitoj nga rasti t’ju uroj sinqerisht një nga festat më të mëdha të krishtera, Pashkët. Le të jenë ditët e Pashkëve të mbushura me vlera të vërteta të krishtera, të ripërtërijnë shpresën, të kujtojnë fuqinë e besimit dhe të festojnë jetën. Uroj që të gjithë besimtarët që e festojnë t’i kalojnë këto ditë të shenjta në frymën e mirëkuptimit, lumturisë dhe faljes”, thuhet në urimin e ministrit të të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Fatmir Gjeka.

SHARE