GJUROVIQ: TË GJITHË TË GARANTOJMË SIGURINË E FËMIJËVE

Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, u bëri thirrje institucioneve, shkollave, prindërve dhe profesorëve që të bashkëpunojnë sa më ngushtë që të garantohet siguria e fëmijëve dhe të mund të kalojnë të shkujdesur pjesën më të mirë të jetës së tyre.

Ajo tha se është thellësisht e shqetësuar për rastet gjithnjë e më të shpeshta të dhunës së bashkëmoshatarëve që kanë kulmuar ditët e fundit.

Gjuroviq ka shkruar në Twitter se nuk duhet të lejojmë që fëmijët të ekspozohen ndaj dhunës kudo, veçanërisht në mjedisin shkollor, ku ata duhet të jenë më të sigurt.

“U bëj thirrje të gjitha palëve të interesuara – institucioneve, shkollave, prindërve dhe profesorëve, që të bashkëpunojnë sa më ngushtë për të garantuar sigurinë e fëmijëve tanë dhe për t’u mundësuar atyre që të kalojnë pjesën më të mirë të jetës së tyre të shkujdesur”, tha Gjuroviq.

SHARE