Meteorologu Branko Micev ka bërë të ditur se edhe në ditët në vijim na pret mot i ndryshueshëm dhe jostabil, me reshje më intensive afatshkurtër. Të tilla kushte moti, siç tha ai në programin e mëngjesit të TVMZ, do të jenë deri të enjten, më 20 prill.
Micev bëri të ditur se në Zhablak mëngjesin e sotëm janë shënuar 20 centimetra borë, me temperaturë rreth 1 gradë. Në veri, theksoi ai, edhe nesër do të ketë kushte për reshje bore.
Një masë e ftohtë ajrore, veçanërisht për këtë periudhë të vitit, do të shënojë edhe ditët në vijim.
“Kombinimi i sistemeve meteorologjike kushtëzon kushte të paqëndrueshme. Do të ketë një ndryshim të shpejtë të ngjarjeve meteorologjike shi, re dhe diell”, tha meteorologu.
Në veri, sipas parashikimit do të ketë reshje dukshëm më të pakta dhe periudha me mot të thatë.