BESIMTARËT ORTODOKS, SHËNOJNË SOT TË PREMTEN E MADHE

Për të krishterët, të cilët Pashkët i kremtojnë sipas kalendarit Julian, sot është e premtja e madhe, dita kur sipas besimeve, Jezu Krishti, ka vdekur në kryq, në Gologotë.

E premtja e madhe, konsiderohet si dita më e pikëlluar e krishtërimit. Këtë ditë, nuk shërbehën liturgji dhe as manifestime tjera.

Kjo ditë, po ashtu, është ditë agjerimi.

Është zakon që në këtë ditë të ngjyrosën vezët e pashkëve, më së shpeshti në ngjyrë të kuqe që simbolizon gjakun e Jezusit.

Kjo ditë pikëllimi për besimtarët, është dita e fundit dhe më e rëndësishme në javën e viktimizimit për tërë botën e krishterë, kurse vdekja e tij është hyrje në kremten e Pashkëve, të cilën kisha ortodokse këtë vit e feston të dielën me 16 prill.

SHARE