BOMBARDIMET NË BAKHMUT, TËRHIQEN FORCAT UKRAINASE

Trupat ukrainase janë detyruar të tërhiqen nga disa territore në Bakhmut, ndërsa Rusia po kryen sulme me artileri të rëndë në qytet.

Inteligjenca britanike ka deklaruar se Moska ka shtuar trupat e saj gjatë dy ditëve të fundit ne qytet duke përmirësuar edhe bashkëpunimin me Grupit Wagner.

Ndërsa forcat ukrainase po përballen me probleme të furnizimit. Nga ana tjetër BE-ja ka shtuar në listën e sanksioneve grupin mercenar të Rusisë Wagner për “pjesëmarrje aktive në agresionin rus kundër Ukrainës”.

Marrja e qytetit do të ishte fitorja e parë rëndësishme e Rusisë në tetë muaj që do të hapte rrugë për të zotëruar më shumë territor në rajonin lindor të Donbasit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy dhe zyrtarë të tjerë të lartë po u bëjnë presion aleatëve për më shumë armë që Kievi të kryejë kunderofensivën e radhës.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës u shpreh se NATO duhet të luajë një rol më të madh në sigurinë në Detin e Zi dhe të integrojë mbrojtjen ajrore dhe raketore të Ukrainës me ato të aleatëve të aleancës.

„Deti i Zi është i dobishëm për ta bërë të gjithë Evropën paqësore dhe të orientuar drejt së ardhmes. Fatkeqësisht, Deti i Zi është gjithashtu një objektiv sulmues se sa shpejt gjërat mund të përkeqësohen nëse dikush neglizhon kërcënimet,“ tha ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Kuleba u shpreh se samiti i ardhshëm i NATO-s në Vilnius do të tregojë se  është koha e duhur për të korrigjuar gabimet e së kaluarës duke bërë hapa të vendosur përpara në rrugën drejt anëtarësimit të Ukrainës në këtë aleancë.

SHARE