INJAC KRYEBASHKIAKE E PODGORICËS / BOROVINIQ KRYETARE E KUVENDIT TË KRYEQYTETIT

Kuvendi i Kryeqytetit zgjodhi nënkryetaren e Lëvizjes “Evropa Tani” Olivera Injac për kryebashkiake të re të Podgoricës.

Për zgjedhjen e Injac votuan gjithsejit 47 këshilltarë të parlamentit të qytetit. Pro votuan 34 këshilltarë, ndërsa 12 kundër.

“Pjesëmarrja e grave që do të qeverisin kryeqytetin në katër vitet e ardhshme është diçka që e konsideroj kyçe për një parim ndoshta më të përzemërt, fisnik dhe demokratik të tolerancës ndaj të gjithë atyre që mendojnë ndryshe nga ne, por që përpiqen për të njëjtin qëllim, që është zhvillimi”, tha ajo.

Ajo tregon se është e vetëdijshme për pritjet e qytetarëve nga gruaja e parë që është në krye të Podgoricës.

“Unë do të jem gjithmonë një profesioniste dhe një person që do të respektoj atë që është bërë mirë, por edhe njëfarë vëzhgimi të integritetit të asaj që na pret dhe të ardhmen e atyre aktiviteteve të përbashkëta që duhet të realizojmë për ta bërë Podgoricën një qytet modern,“ tha Injac, duke shtuar se respekton edhe ata që nuk mendojnë si ajo.

Boroviniq Bojoviq: Rroftë Podgorica, rroftë Mali i Zi

Nga 49 këshilltarë, 34 votuan pro Boroviniq Bojoviq, 14 kundër dhe një fletë votimi ishte e pavlefshme.

“Dua të shpreh mirënjohjen time për nderin dhe besimin e treguar në zgjedhje për këtë post prestigjioz dhe të përgjegjshëm. Integritetin personal dhe profesional, vëmendjen, përpjekjen dhe vullnetin, njohuritë dhe edukimin tim personal dhe profesional do t’ia kushtoj krijimit të një mjedisi politik demokratik në dhomën parlamentare të qytetit tonë. Besoj se do të kemi sukses ta forcojmë këtë institucion dhe ta bëjmë të hapur dhe të aksesueshëm për të gjithë qytetarët e qytetit. Rroftë Podgorica, rroftë Mali i Zi”, ka thënë Boroviniq Bojoviq.

SHARE