Ministri i Shëndetësisë Dragosllav Shqekiq tha se aksionit “Stop inflacionit” i janë bashkuar edhe nëntë zinxhirë me 27 barnatore.
Numri i përgjithshëm i farmacive është 206, ndër to është shtuar edhe barnatorja “Remedia” në Tuz.
Aksioni “Stop Inflacionit” ka filluar sot.
Është bërë e ditur se aksioni do të zgjasë deri më 31 qershor, me mundësi vazhdimi.
Lista e produkteve përfshin ibuprofen, paracetamol, ushqim për fëmijë, ilaçe kundër alergjive, kollës dhe ftohjes, multivitamina, probiotikë.
Ministri i Ekonomisë dhe Turizmit Goran Gjuroviq tha se është një veprim unik për të cilin po shkruhet në rajon.
“Për këtë veprim është thelbësore që ekonomia të ketë besim në Qeveri dhe Qeveria të ketë besim në ekonomi dhe ky sinergjim jep rezultat të madh”, tha Gjuroviq.
Ai gjithashtu tha se është optimist se fushata do të zgjerohet dhe theksoi se kishte biseduar me teleoperatorë.
“Shpresoj se do të krijojmë një paketë apo paketa që do ta promovojmë tashmë javën e ardhshme për grupe të caktuara të synuara”, tha Gjuroviq.