Objektet e Qendrës Shëndetësore të Kryeqytetit në Bllokun V, Nova Varosh, Konik, Tuz dhe Zetë do të jenë në shërbim për festen e Pashkëve, njoftuan nga ai institucion shëndetësor.
Mjeku i përzgjedhur për të rritur do të punojë në objektet shëndetësore Bllok V, Nova Varosh dhe Konik, nga ora 07:00 deri në orën 21:00.
Mjeku i përzgjedhur për të rritur në Tuz dhe Zetë do të punojë në ditët e festave nga ora 07:00 deri në orën 14:00.
Nga shtëpia e shëndetit e Podgoricës u njoftua se mjeku i zgjedhur i fëmijëve do të punojë në “Nova Varosh” në mënyrë të vazhdueshme, 24 orë në ditë.
Sic njoftojnë ata, rëntgeni i mushkërive për pacientët me Covid do të kryhet në objektin ne Aeroportin e Vjetër në periudhën nga ora 10:00 deri në 12:00.