RUSIA KËRCËNON PERËNDIMIN PËR MARRËVESHJEN E DRITHËRAVE

Rusia ka lëshuar një paralajmërim të ri te Perëndimi lidhur me marrëveshjen e drithërave me Ukrainën, duke thënë se duhet të plotësohen disa kushte që Moska ta zgjasë këtë marrëveshje përtej datës 18 maj.

E negociuar në korrik të vitit të kaluar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, marrëveshja ka mundësuar një korridor të sigurt për dërgesat me drithëra ukrainase, që transportohen nga portet në Detin e Zi.

Këto porte, paraprakisht kishin qenë të bllokuara për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. Rusia, ekonomia e të cilës është goditur një sërë runde sanksionesh nga Perëndimi, vazhdimisht ka kërcënuar se do të tërhiqet nga marrëveshja nëse nuk largohen pengesat ndaj eksporteve të saj.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha më 13 prill se “është e vështirë të flitet edhe për një zgjatje tjetër të nismës së Detit të Zi përtej datës 18 maj” nëse Moska nuk sheh asnjë përparim.

Ndaj eksporteve ushqimore dhe të plehrave artificiale të Rusisë nuk ka sanksione, por pengesat krijohen për shkak të sanksioneve që janë vendosur ndaj kompanive të sigurimit, bankave, por edhe të transportuesve.

SHARE