Ushqimet më të Mira që Shmangin Enjtjen dhe Skuqjen e Syve

Me siguri herët kur keni ndjerë djegie të syve i mbani mend jo vetëm prej dhimbjes, por edhe prej skuqjes së tyre.

Një ndër sëmundjet që shkakton inflamacion dhe sekrecione të syve është edhe sëmundja e konjuktivitit.

Konjuktiviti prek të gjithë zonën e syve dhe qepallave dhe mund të vijë si pasojë e alergjive, zakonisht në pranverë apo baktereve.

Ky shqetësim zakonisht largohet për 7-10 ditë, por nëse nuk trajtohet siç duhet mund të jetë shumë i rrezikshëm për shikimin.

Në mënyrë që skuqja, kruajtja dhe përlotja të pushojë AgroWeb.org ju rekomandon regjimin e duhur ushqimor për shëndetin e syve.

Dieta alkaline kundër konjuktivitit

Kur organizmi ynë vuan nga ndonjë inflamacion është gjithnjë si pasojë e ndonjë mungese mineralesh.

Për këtë arsye kura duhet të fillojë nga marrja e një burimi të pasur me përbërës që rregullojnë pehashin e brendëshëm të trupit.

AgroWeb.org ju këshillon një listë ushqimesh që duhet të konsumoni në ndihmë të këtij problemi.

  • Limon
  • Avokado
  • Banane
  • Shalqi
  • Hurdhër
  • Fruta të thata dhe fara
  • Spec i kuq

Kombinojini këto ushqime në dietën tuaj të përditëshme për të pasur një shëndet më të mirë të syve.

Vitamina natyrale kundër konjuktivitit

Disa lloje vitaminash janë shumë efikase në trajtimin e këtij problem.

AgroWeb.org j’ua liston si më poshtë të gjitha ato.

Vitamina A që mund t’a merrni nga ushqime të pasura me karroten dhe betakarroten.

Vitaminat e grupit B të cilat ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të syve.

Vitamina E parandalon dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira tek shikimi.

Vitamina C përforcon sistemin imunitar dhe ju ndihmon në përthithjen më të mirë të vitaminës A dhe E.

Trajtime të tjera

Bimët medicinale me veti qetësuese janë një kompresë shumë e mirë për të larguar këtë problem.

Kamomili është një ndër këto bimë që ka veti antinflamatore që ndihmojnë në mbajtjen e syrit në vlerat e tij optimale.

Kompresat me kamomil do të qetësojnë sytë dhe do të përshpejtojnë shërimin e tyre.

Nëse jeni prekur nga alergjitë apo konjuktiviti bëjini këto kompresa dy ose tre herë në ditë.

Një mënyrë tjetër është të vendosni disa napa të buta dhe të ftohta rreth syve për të parandaluar dhimbjen dhe kruajtjen.

Higjena e përditshme

Zanafilla e kurimit të kojuktiviteti sigurisht është një higjenë e mirë e përditëshme.

AgroWeb.org ju rekomadon disa mënyra të thjeshta si të kujdeseni për sytë tuaj.

Përdorni gjithnjë një pershqir të veçantë për të fshirë sytë tuaj.

Mos i prekni sytë kurrë me duar të pista.

Mundohuni të mos i kruani sytë me duar gjatë ditës.

Kujdesuni gjithnjë me ilaçet e duar pasi keni përdorur lente kontakti apo lente të zakonshme.

Në rastet kur keni probleme të shpeshta të syve këshillohuni patjetër me një mjek okulist për të marrë kujdesin e nevojshëm./AgroWeb.org

SHARE