Në seancën themeluese të Kryeqytetit u verifikuan mandatet e 58 këshilltarëve të Kuvendit të Kryeqytetit.
Kryetari aktual Ivan Vukoviq ka bërë të ditur se në përputhje me premtimin që u ka dhënë bashkëqytetarëve të tij, sot ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të komunës.
Me propozim të mazhorancës parlamentare seanca do të vazhdojë nesër në orën 09:00.
Sipas rezultateve të zgjedhjeve lokale të 23 tetorit, në mbledhjen e re të parlamentit, Partia Demokratike e Socialistëve ka 24 këshilltarë, Lëvizja “Evropa Tani” 13 këshilltarë, koalicioni i mbledhur rreth FD-së 11 këshilltarë, koalicioni rreth Demokratëve 6 këshilltarë dhe LQ URA 4 këshilltarë.
Kryetare e Kuvendit duhet të zgjidhet Jelena Boroviniq Bojoviq, e cila për këtë pozitë është propozuar nga Fronti Demokratik (FD).
Pritet që kryebashkiake të jetë zyrtarja e Lëvizjes “Evropa Tani” Olivera Injac.