DITË JO PUNE PËR BAJRAM 21, 22 DHE 23 PRILL

Punonjësit e besimit islam, për të festuar festën fetare të Fitër Bajramit, kanë të drejtë në pushim të paguar më 21, 22 dhe 23 prill, njoftoi Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ministria thekson se këtë e përcakton Ligji për kremtimin e festave fetare.

“Organet shtetërore dhe të vetëqeverisjes lokale, institucionet dhe shoqëritë publike dhe subjektet e tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të detyruara të sigurojnë kryerjen e punëve në ditët e festave, ndërprerja e të cilave mund të ketë pasoja të dëmshme për qytetarët apo shtetin”, thuhet në njoftim.

SHARE