VLLAOVIQ: NJË STRATEGJI E SUKSESSHME KULTURORE KËRKON PJESËMARRJEN AKTIVE TË TË GJITHËVE

Për përgatitjen me sukses të Programit Kombëtar të Zhvillimit të Kulturës 2023-2027 e cila do të drejtojë rrjedhat kulturore në Mal të Zi dhe do të profilizojë gjurmën kulturore të vendit jashtë vendit, është e nevojshme përfshirja dhe pjesëmarrja aktive e të gjitha palëve të interesuara, tha ministrja e Kulturës dhe Medias, Masha Vllaoviq. Ajo ftoi publikun e interesuar, krijuesit e opinionit, punonjësit e kulturës, që t’i hedhin një vështrim të hollësishëm këtij dokumenti me rëndësi strategjike dhe të paraqesin të gjitha komentet që mund ta përmirësojnë më tej atë gjatë procesit të diskutimit publik, i cili do të zgjasë deri më 20 prill. “Në procesin e hartimit të këtij dokumenti, ne kemi kryer konsultime të gjera, të cilat përfshinin: thirrje publike për dorëzimin e propozimeve në fazën fillestare të hartimit, konsultime me të gjitha institucionet kombëtare të kulturës, fokus grupe me institucionet kombëtare të kulturës, pyetësorët për gjendjen dhe zhvillimin e kulturës në komuna, institucionet shtetërore dhe komunale të kulturës, sektorin privat dhe OJQ, si dhe pyetësorë për publikun në institucionet publike kulturore”, përkujtoi Vllaoviq.

SHARE