Nga mesnata, benzina do të rritet për katër cent, ndërsa Eurodizeli dhe nafta do të ulen për një cent.
Siç njofton Ministria e Investimeve Kapitale (MIK), benzina BMB 98 nga mesnata do të kushtojë 1,64 euro dhe BMB 95 1,60 euro për litër.
Eurodizeli dhe nafta për ngrohje do të jenë më të lira për pesëmbëdhjetë ditët e ardhshme dhe do të kushtojnë përkatësisht 1.43 euro dhe 1.39 euro për litër.
Sipas përcaktimeve të Rregullores për mënyrën e përcaktimit të çmimeve maksimale me pakicë të derivateve të naftës, llogaritja e radhës duhet të bëhet më 24 prill, ndërsa vlerat e mundshme të ndryshuara të derivateve të naftës do të vlejnë nga 25 prilli.