Fatura mesatare e marsit për energjinë elektrike për amvisëritë në nivelin e Malit të Zi është 36,73 euro, njoftoi Elektroekonomia e Malit të Zi.
Konsumi mesatar më i ulët i amvisërive u shënua në Zhablak në vlerë prej 17.79 euro, ndërsa konsumi mesatar më i lartë i muajit paraprak është shënuar në Kotorr, ku amvisëritë kanë konsumuar mesatarisht 47.48 euro energji elektrike.
“Në mars 2023, amvisëritë kanë konsumuar 127,466,270 kWh (kilovat orë) energji elektrike, që është rreth 8,30 për qind më pak krahasuar me konsumin e arritur në muajin shkurt, dhe krahasuar me marsin 2022, konsumi është 1,94 për qind më pak”, thuhet në njoftim.