NËNSHKRUHET MEMORANDUMI NDËRMJET QEVERISË, EEMZ DHE CHAYTON CAPITAL

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, Drejtori Ekzekutiv i EEMZ Nikolla Rovçanin dhe përfaqësuesi i Chayton Capital David Allen nënshkruan sot Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë, Elektroekonomisë së Malit të Zi dhe Chayton Capital në lidhje me krijimin e një kuadri për zbatimin e planit të investimeve në prodhimin industrial në Plevle.

Në fjalimin e tyre para mediave, nënshkruesit theksuan se ky projekt do të hapë mundësi të reja zhvillimi për rajonin e Plevlës, i cili do të stimulohet nga një investim total direkt prej rreth 700 milionë euro dhe hapja e mbi 600 vendeve të reja të punës.

Drejtori Ekzekutiv i EEMZ, Nikolla Rovçanin, tha se kjo është një platformë historike për zhvillimin e veriut, konkretisht Plevlës, përmes valorizimit të burimeve dhe potencialit. Ai përkujtoi se janë duke u bërë investime prej 100 milionë eurosh, prej të cilave 70 milionë janë për rindërtim ekologjik.


Përfaqësuesi i kompanisë Chayton Capital, David Allen, theksoi se këto janë projekte që do t’i bëjnë qytetarët të kthehen në Plevle dhe të mos largohen nga ky qytet.

“Projekti do të përmirësojë prodhimin e energjisë me fokus në mbrojtjen e mjedisit, do të krijojë vende të reja pune dhe do të përmirësojë mjedisin socio-ekonomik për këtë dhe brezat e ardhshëm, duke respektuar ligjet e Malit të Zi dhe BE-së,” tha Allen.

“Sot po krijojmë supozime për një mundësi historike për Malin e Zi. Synimi ynë është të përmbushim standardet e mbrojtjes së mjedisit dhe të krijojmë kushtet për të filluar zbatimin e projekteve të shumta për të cilat ekzistojnë kushtet pas përfundimit të studimeve. Mbetem shumë optimist se Mali i Zi është vërtet afër një vrulli të ri investimesh, veçanërisht në veri të vendit, ku Plevla ka një vend të rëndësishëm. Plevla i ka dhënë shumë Malit të Zi, me këtë po ua shlyejmë borxhin,” tha kryeministri.

SHARE