Gjurmët e ndryshkut në thika mund t’i hiqni me këtë përbërës natyral

Gjithçka që duhet të bëni është t’i zhysni thikat në lëng limoni dhe t’i lini të qëndrojnë derisa të shihni që i gjithë ndryshku është zhdukur

Është mirë t’i vendosni në një enë të cekët. Ndryshku në thika grumbullohet më shpesh për shkak të rafteve prej druri në të cilat ato qëndrojnë.

Shumë njerëz i vendosin në raft menjëherë pas larjes dhe sa herë që e bëni këtë, lagështia nga thika qëndron mbi të dhe pjesërisht kalon në dru. Dhe aty fillon procesi i ndryshkjes, transmeton Telegrafi.

Por ato gjithashtu mund të ndryshken nëse thjesht i lini të qëndrojnë të lagura, kjo është arsyeja pse mbi to shfaqen njolla të ndryshkut sipërfaqësor.

Nëse thikat tuaja tashmë janë ndryshkur, mos u shqetësoni. Pak lëng limoni do të pastrojë ndryshkun nga thika për një çast. Mund të përdorni lëng limoni të freskët ose të blini në dyqan tashmë të kulluar në ambalazh plastik.

Gjithçka që duhet të bëni është t’i zhysni thikat në lëng limoni dhe t’i lini të qëndrojnë derisa të shihni që i gjithë ndryshku është zhdukur.

Do të ishte ideale t’i vendosni në një enë të cekët në të cilën keni shtrydhur ose shtuar lëng limoni. /Telegrafi/

SHARE