“Heqjet e paligjshme, kërcënimet, frikësimi dhe marrja e Servisit Publik dhe transformimi i tij në një gazetë informative Pintkov e modeluar në selinë e tyre në Beograd është imazhi të cilin Malin e Zi dëshiron ta shndërroi regjimi uzurpator i Millo Gjukanoviqit”, kumtuan nga partia politike Demos.
Sipas tyre kontrolli i medies është qëllimi i parë dhe më kryesor i veprimit të çdo diktature. Marrja e kontrollit mbi servisin publik RTMZ, që ne të gjithë e paguajmë është një nga 97, mijë mashtrimet, gënjeshtrat dhe korrupsioni që kjo qeveri dhe ky president i kanë bërë qytetarëve të Malit të Zi, kumtuan nga Demos.
Siç kumtuan nga ky subjekt politik, qytetarët e revoltuar të Malit të Zi, nuk do të heqin dorë nga lufta për një shtet të lirë, demokratik dhe të suksesshëm të përjashtuar nga regjimi i korruptuar.