Sot është e premtja e madhe, që në besimin e krishterë konsiderohet si dita më e dhimbshme për shkak të derdhjes së gjakut të pafajshëm të Jezu Krishtit.
Ndërkohë, kjo është koha e përgatitjes për festën e Pashkëve e që është festa më e gëzueshme për besimtarët e krishterë, pasi që ajo shënon ringjalljen e Jezusit.
Tradicionalisht, kjo festë kremtohet me liturgji në tempujt kishtar dhe sipas traditës, simbolika e festës është ngjyrosja e vezëve.
Festa e Pashkëve kremtohet ditën e dielë.