NGA NESËR BËHET PAGESA E NDIHMAVE PËR PENSIONISTËT DHE PERSONAT NË NEVOJË SOCIALE

Nga nesër do të fillojë pagesa e parave, nga ndihma e Bashkimit Evropian (BE) për Malin e Zi, për pensionistët me të ardhura më të ulëta dhe përfituesit e sigurisë materiale, tha në seancën e Qeverisë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Admir Adroviq.

Të rikujtojmë se bëhet fjalë për rreth 27 milionë euro që BE-ja i ka paguar Malit të Zi, nga të cilat rreth 8 milionë euro e gjysmë do të shpërndahen si ndihmë për pensionistët dhe përfituesit e sigurisë materiale.

Adroviq tha se 40.342 pensionistë me pensionet më të ulëta do të marrin nga 150 euro, për të cilat do të shpenzohen rreth 6.5 milionë euro, pastaj 104 përfitues të përfitimeve të përkohshme nga Fondi i PIO dhe 446 përfitues të sigurisë materiale për luftëtarët.

Ndërsa, 6.272 përfitues të sigurimit material do të përfitojnë nga 350 euro, për të cilat do të nevojiten 2 milionë euro.

SHARE