Në kuadër të fushatës “Stop Inflacionit”, nga e enjtja e ardhshme barnat dhe produktet dietike do të jenë në dispozicion të qytetarëve me çmime të reduktuara në 179 farmaci.
Kështu ka bërë të ditur zyrtarisht ministri i Shëndetësisë Dragosllav Shqekiq në seancën e Qeverisë.
Ndër ilaçet që do të jenë më të lira janë brufeni, paracetamoli, ilaçet e kollës dhe të ftohtit, ushqimi për fëmijë.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Goran Gjuroviq tha se aksioni “Stop Inflacionit” ka sjellë uljen e çmimeve nga 26 në 12 për qind.
„Çmimet janë dramatikisht më të ulëta se para këtij aksioni”, tha Gjuroviq dhe paralajmëroi se në aksion do t’i bashkohen edhe disa subjekte të tjera afariste.