Kompanitë nga Turqia janë të interesuar të investojnë në aeroporte, bujqësi, shëndetësi dhe në industrinë e tekstilit të Malit të Zi, deklaroi ambasadorja turke, Songul Ozan , gjatë takimit me kryeministrin e MZ, Dushko Markoviq.
“Markoviq tha se Mali i Zi, përveç prioriteteve strategjike, punon më fortë dhe më fuqishëm në zhvillimin e ekonomisë. Ai shtoi se është e rëndësishme të vazhdohet me ritme të larta të rritjes ekonomike, krijimit të vendeve të punës dhe tërheqjes së investimeve të huaja”, kumtuan nga Qeveria e MZ.
Siç theksuan, rritja e interesit të kompanive turke investuese në Mal të Zi u vlerësua pozitivisht dhe ambasadorja Ozan tha se Mali i Zi, po bëhet gjithnjë e më popullor në Turqi, si në aspektin e turizmit ashtu edhe në aspektin e potencialit ekonomik.