3 Llojet e Ushqimeve që Treten Shpejt dhe ju Japin Menjëherë Energji

Karbohidratet që treten shpejt janë efektive pas një stërvitje sepse ndihmojnë në rifitimin e energjive.

Të njohura edhe si karbohidrate me indeks të lartë glicemik (GI), karbohidratet me tretje të shpejtë vijnë në disa forma, të cilat përfshijnë ushqimet natyrale, të plota dhe ushqimet e përpunuara ose të paketuara.

Këto lloje ushqimesh veprojnë duke rritur sheqerin në gjak shumë shpejt dhe kjo është arsyeja pse ato ju japin një rritje të tillë energjie. AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa prej tyre.

Drithërat

Buka e bardhë dhe orizi i bardhë janë të dyja burime të mira të karbohidrateve që treten shpejt dhe do t’ju japin një rritje të shpejtë të energjisë.

Perimet

Frutat dhe disa lloje perimesh përmbajnë karbohidrate që treten shpejt.

Ndër frutat më të mira me indeks të lartë glicemik janë bananet, rrushi, shalqiri, hurmat dhe pjeshkët.

Mollët, qitro, dardha dhe kumbullat e thata nuk janë zgjedhja e duhur nëse po kerkoni të rrisni shpejt nivelet e energjisë, pasi ato treten me ngadaltë.

Perimet me indeks të lartë glicemik janë bizelet, majdanozi, patatet e bardha dhe patatet e ëmbëla.

Drithërat e mëngjesit

Shumë prej drithërve përmbajnë karbohidrate që treten shpejt, dhe këto janë një burim i shpejtë energjie.

Nëse shtoni lëng frutash ose qumësht në to, do të merrni edhe më shumë karbohidrate në vaktin tuaj.

Ushqimet e shpejta

Karamelet, çokollatat, patatinat, biskotat, ëmbëlsira të ndryshme, akullorja janë shumë të larta në karbohidrate që treten shpejt dhe ju japin menjëherë energji.

Edhe pse ato janë një burim i shpejtë dhe i lehtë i karbohidrateve me GI të lartë, ato nuk kanë shumë fibra ose lëndë ushqyese të tjera.

Kur i konsumoni me sasi të mëdha, trupi nuk i përdor për energji por i ruan si yndyrë.

Kjo është një nga arsyet pse këto ushqime kontribuojnë në shtim të peshës, prandaj duhet t’i kosnumoni me masë.

Suplementet me karbohidrate që kanë veprim të shpejtë

Karbohidratet që treten shpejt duhet të konsumohen menjëherë pas stërvitjes për të ndihmuar muskujt të rimarrin energjinë e humbur.

Pijet sportive janë një mënyrë e përshtatshme për këtë, pasi ofrojnë karbohidrate që treten më shpejt se sa ushqimet./AgroWeb.org

SHARE