Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Malit të Zi, në të cilën do të diskutohet për propozim përfundimet për aferën “ZARFA”, do të mbahet nesër.
Seanca e parë e jashtëzakonshme , për këtë vit, e caktoi Kryetari i Kuvendit të MZ, Ivan Brajoviq, bazuar në iniciativën e Partisë Social Demokratike, të cilën e nënshkruan 28 deputetë, nga radhët e opozitës.
Që rendi i ditës të aprovohet , duhet të fitohet mbështetja e së paku 41 deputetëve.
Partia Demokratike e Socialistëve njoftoi se do ta mbështesin propozimin sepse, siç thanë ata, nuk i shmangen ndonjë diskutim, përkundër temës së propozuar “tendencioze dhe të fokusuara në fitimin e përditshëm politik”.
Nga Fronti Demokratik njoftuan se do të marrin pjesë në seancën e nesërme, ndërsa Demokratët dhe URA, do të vazhdojnë bojkotin e parlamentit, të cilët bojkotojnë që nga viti 2016.