NË TUZ HUMB JETËN NJË PERSON NGA ZJARRI

Mbrëmë, një person ka humbur jetën nga zjarri që përfshiu një ndërtesë banimi në Tuz. 

Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Kryeqytetit njoftoi se në orën 20:59 kanë marrë njoftim se objekti ka marrë flakë.

“Në vendngjarje janë dërguar tre ekipe me nëntë zjarrfikës. Kur kanë dalë në vendngjarje është konstatuar se një objekt banimi ishte në flakë. Nga kontrolli i detajuar i objektit është konstatuar një person është i plagosur për vdekje. Zjarri është fikur në orën 21:25”, thanë ata.

SHARE