Papare me Domate

Receta e vjetër e papares është me djathë dhe dikur ka qenë një ndër gatimet më popullore të nënave dhe gjysheve, të cilat e përgatisnin atë sidomos për mëngjes.

Por mënyra të reja të përgattjes së kësaj e bëjnë atë akoma edhe më interesante për t’u shijuar.

AgroWeb ju sjell një prej tyre atë të papares së kripur me domate.

Ndiqni recetën e plotë sipas këshillave tona.

Përbërësit

  • 250 gr bukë
  • 7-8 lugë vaj ulliri
  • 3 thelpinjë hudhër
  • 1-2 gjethe dafine
  • 400 gr domate
  • 200-400 ml ujë
  • Kripë
  • Piper i zi

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju këshillon që të prisni fetët e bukës në kubikë të vegjël dhe t’i piqni në temperaturën 160 gradë për 10 minuta.

Lërini derisa të thahet, por bëni kujdes që të mos digjen e forcohen shumë.

Ndërkohë zhytini domatet në një enë me ujë të nxehtë përreth 1 minutë.

Më pas hiqini lëkurën, pritini përgjysmë dhe shtypini pak me duar në mënyrë që t’ju dalin pak farat.

Pritini në copa, hidhini në një tenxhere me pak vaj ulliri, shtoni po aty hudhrën e grirë  dhe gjethet e dafinës.

Sapo të nxehen paksa, shtoni kubikët e bukës që poqët dhe skuqini në zjarr të mesëm, të avashtë për 3-4 minuta.

Kriposini dhe shtoni piper sipas dëshirës, më pas shtoni domatet, përzieni dhe shtoni 200-300 ml ujë.

Ziejini për 15 miuta duke i przier herë pas here derisa buka të thithë të gjithë ujin.

Në fund mund të shtoni edhe pak ujë në mënyrë që buka të mos thahet tërësisht.

Hidheni në një tavë dhe shërbejeni në racione të vogla./AgroWeb.org

SHARE