FUSHATA “STOP INFLACIONIT” I KUSHTOI SHTETIT ZERO EURO

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Goran Gjuroviq tha se Qeveria e goditi objektivin me aksionin “Stop Inflacionit”.

Ai tregon se ata për të cilët ishte menduar dhe u nevojitej aksioni, janë të kënaqur me këtë lëvizje dhe se shtetit i ka kushtuar zero euro.

Gjuroviq theksoi se aksionit i janë bashkuar edhe dy rrjete të tjera marketesh, Marteks dhe Mitros, dhe se më shumë se 35 produkte janë me zbritje.

Interesimi, sipas tij, është shumë i madh.

“Nuk bëhet fjalë për cilësi të keqe, por për marka dhe emra të tjerë. Kam provuar atë që kam blerë dhe jam i kënaqur”, tha ministri.

Ai njoftoi korrigjime të reja të çmimeve në fund të majit.

SHARE