Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, përmes agrobuxhetit për këtë vit, shpalli sot një thirrje publike për ndarjen e fondeve për mbështetjen e investimeve në përshtatjen e katunëve malore.
Ministria njoftoi se gjithsej 150 mijë euro janë në dispozicion të fermave bujqësore që plotësojnë kushtet e thirrjes publike, e cila është e hapur deri më 5 maj.
“Fermat e regjistruara që janë përfituese të primeve për shfrytëzimin e qëndrueshëm të kullotave malore mund të marrin mbështetje të pakthyeshme për investime që do të përmirësojnë kushtet e qëndrimit në katun”, thuhet në ftesë.
Numri i krereve të kushtëzuara për prokurimin e sistemeve fotovoltaike është, siç specifikohet, pesë krere.