Kek me Kafe dhe Çokollatë

Kjo recetë është pa dyshim për të gjithë kafedashësit, por edhe për të gjithë të tjerët që preferojnë çokollatën.

Nëse i shijoni të dyja,  kjo do të jetë receta juaj ideale për të shoqëruar mëngjeset apo pasditet.

Përbërësit kryesor të së cilës shumë prej jush i kanë në shtëpi, ndaj mund të nisni me përgatitjen që tani.

AgroWeb.org ju këshillon se si ta gatuani fare lehtë këtë kek të veçantë e shumë aromatik.

Përbërësit

  • 380 gr miell
  • 3 vezë
  • 250 gr sheqer
  • 180 gr gjalpë i shkrirë
  • 150 ml kafe
  • 1 pako fryrës për ëmbëlsira (16 gr)
  • 100 gr çokollatë
  • Sheqer pluhur (sipas dëshirës)

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kekut me kafe AgroWeb.org ju këshillon që të hidhni vezët në një enë të thellë.

Filloni t’i përzieni ato me një rrahës elektrik derisa të formojnë shkumë në sipërfaqe.

Teksa vazhdoni me përzierjen, shtoni gjalpin e shkrirë, sheqerin dhe kafen e përgatitur (këshillohet ekspres, por mund të hidhni edhe kafe turke.)

Në fund shtoni edhe miellin pak nga pak, në mënyrë që të mos krijohen korkrriza gjatë përzierjes.

Mos harroni të hidhni tek brumi edhe fryrësin për ëmëbëlsira, çokollatën e thërrmuar në copa të vogla ose të grirë hollë.

Vazhdoni të punoni brumin e kekut tuaj që duhet të jetë i trashë si zakonisht

Ndërkohë përgatisni një tavë pjekje, sipas dëshirës mund ta mbuloni me letër furre apo ta lyeni me pak gjalpë.

Hidhni të gjithë brumin në tavë dhe futeni kekun në furrë në temperaturë 170-180 gradë përreth 45 minuta.

Kur keku të ketë marrë ngjyrë kafe të lehtë është pjekur, mund ta nxirrni nga furra.

Lëreni të ftohet për disa momente dhe më pas hiqeni nga tava për ta vendosur në një pjatë.

Teksa e prisni, sipas dëshirës sipër mund t’i shtoni edhe pak sheqer pluhur për më shumë shije./AgroWeb.org

SHARE