TË HËNËN PËRSËRI PROTESTË E NËNAVE

Të hënën, më 11 shkurt, përballë Parlamentit të MZ, do të mbahet protestë e re e nënave,  ish përfituese  të kompensimeve  për tre ose më shumë fëmijë. Fillimi i  kësaj protestës është planifikuar për në ora 13.

Në kuadër të protestës, siç është njoftuar,  është parapa të organizohet edhe një shëtitje protestuese.

“Gratë, gjegjësisht nënat që kanë lindur tre ose më shumë fëmijë, që dy vite gjenden në rrugë. Nëse kjo nuk është e çuditshme për Evropën dhe botën, ku nënat gëzojnë mbrojtjen e institucioneve shtetërore, si do të jetë e kuptueshme për këtë pushtet , i cili nuk mbron asnjë qytetar të vendit të tyre? Pse të na duket e çuditshme çfarë kanë bërë, pranë fëmijëve, të popullatës më të prekshme të një vendi? Nënave”thuhet në komunikatë.

Ata u bënë thirrje nënave të luftojnë së bashku për dy kërkesat e tyre “sepse nëse luftojnë për to, do të luftojnë për Malin e Zi, në të cilin Kushtetuta vlen për të gjithë në mënyrë të barabartë”, thuhet në komunikatë.

Nga Këshilli koordinues i nënave kërkohet: “kthimi i 70% dhe 40% të pagës mesatare që parapriu  gjatë vitit të arritjes së asaj të drejte të fituar si kompensime të përjetshme, pa  kategorizime, si dhe dorëheqje e të gjithë atyre që ishin në pushtet, të cilët morën pjesë në këtë lojë të ndyrë duke mashtruar nënat”, kumtuan nga Këshilli koordinues i nënave.

SHARE