Për shkak të tornadove që janë efektive në rajonet jugore të SHBA-së, në Mississippi kanë humbur jetën 25 persona ndërsa një në Alabama.
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Mississippit njoftoi se është rritur në 25 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të mbi 10 tornadove të ndodhura brenda një dite.
Në njoftimin në faqen e internetit të agjencisë thuhet se “Mississippi vazhdon të luftojë me uraganet shkatërruese dhe vdekjeprurëse që kanë përfshirë rajonin brenda një nate më 24 mars 2023. Aktualisht numri i të viktimave është rritur në 25 ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur”.
Nga Zyra e situatave emergjente të zonës Morgan në Alabama ku tornado është efektive, thuhet se një person ka humbur jetën.
Pamjet nga zona Rolling Fork ku tornadot kanë shkaktuar më shumë shkatërrime në Mississippi, paraqesin ashpërsinë e fatkeqësisë natyrore.
Në zonën e cila ka rreth 2 mijë banorë, pothuajse asnjë ndërtesë nuk ka mbetur pa u dëmtuar nga tornadot dhe se janë shkulur me gjithë rrënjë pemë dhjetëra vjeçare. Shumë automjete, përfshirë kamionë janë përmbysur dhe kanë mbetur nën pemë dhe pjesët e shkëputura nga ndërtesat.
– “Shtëpia u copëtua mbi ne dhe mbetëm të bllokuar nën rrënojë”
Samy Jackson, një nga banorët e zonës së shkatërruar plotësisht nga tornadoja, shpjegoi se u kapën nga një stuhi e fuqishme gjatë kohës që mbërriti në shtëpinë e tij në mbrëmje dhe se përdorën një dyshek si mburojë kur shtëpia e tyre filloi të copëtohej nga tornadoja, por që me një shpërthim të ndodhur në atë moment u përplasën drejt murit.
“Rrënojat vinin mbi ne. Shtëpia u copëtua mbi ne dhe mbetëm të bllokuar nën rrënoja”, tha Jackson.
“Nga rrënojat dolëm me mundësitë tona dhe më pas shpëtova vajzën dhe fëmijën e saj”, tha Jackson duke thënë se “Unë jam gjallë por kemi humbur shumë njerëz. Për mua nuk kanë rëndësi gjërat materiale. Falënderoj Zotin”.
Teksa meteorologët kanë thënë se kushtet e rënda të motit në jug arritën kulmin e tyre në mars, prill dhe maj, faqja Powerotuges.us e cila raporton ndërprerjet e energjisë elektrike, ka ndarë informacionin se qindra mijëra abonentë në Mississippi dhe në zonat e rajonit kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të tornados.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden në një deklaratë me shkrim tha se ka biseduar me guvernatorin dhe senatorët e Mississippit, se në rajon do të sigurohet mbështetje federale dhe se Agjencia Federale e Menaxhimit të Situatave Emergjente është e gatshme për të mbërritur në Mississippi.