MF: PO BËJMË PËRPJEKJE QË NDIHMA E NJËHERSHME PËR PENSIONISTËT TË MOS PRESË PENSIONIN E RADHËS

Dje në llogarinë e shtetit janë transferuar 27 milionë euro nga paketa mbështetëse e Komisionit Evropian për tejkalimin e krizës energjetike dhe Ministria e Financave në komunikim me Fondin PIO dhe Ministrinë përkatëse të Punës dhe Mirëqenies Sociale, don që në kohën më të shkurtër të mundshme, të përcaktohet një model për ndarjen e parave për të gjithë përfituesit që njihen nga kjo paketë ndihme, pra pensionistët me të ardhura minimale, përfituesit e sigurisë materiale dhe luftëtarët.

Këtë e kanë bërë të ditur për “Vijesti” nga Ministria e drejtuar nga Aleksandar Damjanoviq.

“Theksojmë se po bëjmë përpjekje që pagesa e ndihmës të mos presë pensionin e radhës. Gjithashtu, për të përshpejtuar procedurën, Ministria e Financave do t’u paguajë përfituesve mjetet nga rezerva buxhetore korente, dhe në periudhën në vijim, përmes ribalancimit të buxhetit, do t’i regjistrojnë këto transaksione në përputhje me ligjin”, njoftuan nga Ministria e Financave.

SHARE